Asamblisti i Vetëvendosjes në Junik, Lulzim Gacaferi, ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Degës së VV’së në këtë komunë, Jetmir Tofajt.

Gacaferi ka ndarë një video ku kandidati i AAK’së për kryetar komune, Agron Kuqi, i referohet Qeverisë Kurti si “Qeveri autokratike”, ndërsa kjo parti ka lidhur koalicion për ta mbështetur Kuqin në balotazh.

“Lideri i AAK-es e quan Kryministrin tonë agjent te Rusisë! Kandidti per kryetar komune z.Kuqi e quan Kryministrin tonë z.Albin Kurti autokratik ! Kurse Kryetari ynë i jape mbeshtetje të parezerv ne emrin e vetvendosjes ne Junik, pikrisht keti kryetar! Je humbës i zgjedhjeve  Jep derheqje morale (kështu veprojnë patriotët) dorzoje postin e asambleistit sepse nuk te takon ty!”, ka shkruar Gacaferi.

Reklamë