Kryetari i Gjilan, Alban Hyseni, i cili po garon edhe për një mandat, ka takuar sot disa prej 70 studentëve të Gjilanit, që kanë bërë praktikë me pagesë për tre muaj në këtë komunë.
Hyseni është shprehur i bindur se kjo përvojë do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional.
“Ishte kënaqësi e veçantë t’i takoj disa prej tyre dhe të dëgjoj nga afër përvojat e tyre gjatë kësaj periudhe si pjesë e administratës komunale. Të rinjtë tanë janë të gatshëm për tregun e punës, me energji, ide dhe vizion të qartë për të ardhmen. Jam i bindur se kjo përvojë do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional. Ne jemi shumë krenarë për secilin prej tyre, për përkushtimin, seriozitetin dhe dëshirën për të kontribuar në qytetin tonë”, ka shkruar Hyseni.