Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon edhe për një mandat, ka thënë se mërgata e këtij qyteti po kërcënohet për balotazh, nga kundërshtarët politik.

Sipas Shehut, deri më tani janë mbi 900 vota të konfirmuara për LDK-në nga votuesit e Junikut të cilët janë regjistruar për zgjedhjet e 9 nëntorit, teksa ka thënë se presin edhe 100 vota për fitore.

Ai ka thënë se mërgata do të jetë “madhështia e fitores tonë të dielën”.

Reklamë

“Ju jeni gjysma e zemrës së Junikut. Prandaj ju lutem të injoroni të gjitha kërcënimet, mashtrimet apo provokimet e kundërshtarëve politik sidomos gjatë ditëve të fundit. Deri më tani mbi 900 vota të konfirmuara për LDK-në nga votuesit e Junikut të cilët janë regjistruar për zgjedhjet e 9 nëntorit. Gjatë dy ditëve në vijim, presim edhe 100 vota të tjera për të vulosur përfundimisht fitoren e LDK-së. Prandaj e themi me gojën plot se pikërisht mërgata e Junikut është madhështia e fitores tonë të dielën e 9 nëntorit. Këtë përkrahje do të shpërblejmë me edhe më shumë punë dhe përkushtim, si dhe me projekte konkrete për të ardhmen e Junikut. Transformimin e Junikut nuk mund t’a ndal askush, sepse për Junikun vendosin vetëm junikasit”, ka shkruar Shehu.