×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    Nesër zgjedhje në pesë bashki në Shqipëri

    Reporteri
    08 Nëntor 2025 | 20:50

    Pesë bashki në Shqipëri zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj.

    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë nesër që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.

    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.

    Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.

    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.

    Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.

    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.

    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.

    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!