Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës në Mitrovicë.

Ai theksoi se Mitrovica nuk thyhet, nuk frikësohet dhe nuk blihet, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të qëndresës dhe të njerëzve me dinjitet.

“Faleminderit nga zemra për këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Mitrovicë”, shkroi ndër të tjera ai.

Reklamë

Postimi plotë:

Mitrovica me Arianin!?
Sonte, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mbyllëm fushatën në Mitrovicë, qytetin e krenarisë, të punës dhe të dinjitetit.
Nesër, mijëra qytetarë të Mitrovicës, të udhëhequr nga një frymë e fortë bashkimi, besimi dhe shprese, do të dalin për të votuar Arian Tahirin si kryetarin e tyre të ardhshëm.
Sepse, Mitrovica nuk thyhet, nuk frikësohet dhe nuk blihet. Ky është qyteti i Isa Boletinit e i Mehë Ukës, i Kadri Veselit e i Bedri Hamzës dhe tash, qyteti që do t’i japë besimin e vet njërit prej djemve të saj më të mirë: Arian Tahirit.
Mirënjohje për çdo qytetar e aktivist që në raundin e parë ka votuar ndryshe, por që sot është bashkuar për fitoren e Arianit.
Faleminderit nga zemra për këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Mitrovicë!