Pas një pauze të shkurtër, të cilën e ka shfrytëzuar për të avancuar në studimet e kompozicionit, Vali Kuqi rikthehet fuqishëm si kantautor, kompozitor dhe autor tekstesh. I njohur për hitet e tij të shumëpritura dhe shpërblimet gjatë karrierës, ai ka përgatitur me pasion një projekt të ri muzikor, që eksploron një zhanër të veçantë dhe alternativ.
Të enjten publikohet videoklipi i ri, ndërsa më 21 nëntor do të lansohet albumi i tij më i fundit, i cili pritet të sjellë një frymë të freskët dhe inovative në skenën muzikore shqiptare.
Vali Kuqi është i biri i këngëtarit të njohur Zeq Kuqi dhe vëllai i artistes së famshme Yllka Kuqi, duke vazhduar me krenari traditën e pasur muzikore të familjes Kuqi.