Në një seri të re emailesh të publikuara nga demokratët në Komisionin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jeffrey Epstein shkroi se presidenti amerikan Donald Trump ishte në dijeni për krimet e financierit dhe abuzuesit seksual tashmë të ndjerë. Në tre email-et e publikuara, Epstein thuhet se i kishte thënë bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, se Trump “kaloi orë të tëra” në shtëpinë e tij me një nga viktimat e Epsteinit, raporton The Guardian, përcjell Reporteri.net.
Në dy email-e të tjera drejtuar autorit Michael Wolff, Epstein shkruante se “sigurisht që ai e dinte për vajzat”, duke iu referuar presidentit të atëhershëm. Sipas këtyre komunikimeve, Epstein gjithashtu kërkonte këshillën e Wolff për mënyrën se si duhej të reagonte ndaj faktit që Trump po diskutonte miqësinë e tyre në një intervistë për CNN.
“Mendoj se duhet ta lejosh të groposë veten,” i shkruan Wolff. “Nëse thotë se nuk ka qenë asnjëherë në avion apo në shtëpi, atëherë kjo të jep një vlerë të çmuar për PR dhe politikë”, duke i dhënë udhëzime se si mund ta përdorë në benefitin e tij këtë situatë.
?BREAKING: Oversight Dems have received new emails from Jeffrey Epstein’s estate that raise serious questions about Donald Trump and his knowledge of Epstein’s horrific crimes.
Read them for yourself. It’s time to end this cover-up and RELEASE THE FILES. pic.twitter.com/A5XgOHj2Jq
— Oversight Dems (@OversightDems) November 12, 2025
Në një deklaratë, anëtari kryesor demokrat i komisionit, kongresmeni Robert Garcia, tha: “Sa më shumë që Donald Trump përpiqet të fshehë dokumentet për Epstein-in, aq më shumë ne zbulojmë. Këto email-e dhe korrespondenca të fundit ngrejnë pyetje të mëdha mbi atë që Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke fshehur dhe mbi natyrën e marrëdhënies mes Epstein-it dhe Presidentit.”
Hetimi mbi Epstein-in pritet të marrë sërish vëmendje ndërsa Dhoma përgatitet të kthehet nga pushimi, të votojë për një projektligj për rihapjen e qeverisë federale, dhe Mike Johnson pritet të betojë përfaqësuesen e sapozgjedhur Adelita Grijalva. Ligjvënësja e re do të jetë nënshkrimi i 218-të i nevojshëm në një peticion zyrtar që do të detyronte një votim në sallën e Dhomës për të publikuar të gjithë dokumentet e hetimit mbi Epstein-in./Reporteri.net