Kombëtarja shqiptare ka arritur ta gjejë avantazhin në Andorrë, me golin e Kristjan Asllanit.
Kjo ndeshje është “jetike” për Shqipërinë, pasi me 3 pikë, do të mbaheshin fuqishëm gjallë shpresat për ta siguruar Pllayoff-in, në rrugën drejt Kampionatit Botëror.
Andorra mbetet “tabela e preferuar e qitjes” për kombëtaren shqiptare, e cila ka një bilanc tepër pozitiv ndaj “liliputëve” të grupit eliminator të Botërorit, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye më shumë për të besuar tek fitorja e sotme.
Luhet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës, dhe një fitore atje është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.
Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.