Juventusi i ka uruar fat lojtarit të kombëtares, Edon Zhegrova i cili do të luajë sonte në përballjen e Kosovës me Slloveninë.
“Suksese Edon! ? ??
Futbollisti ynë do ta përfaqësojë Kosovën, e cila pret Slloveninë në kualifikimet e Botërorit 2026”, thuhet në postimin e Juventusit.
Dardanët janë mysafirë të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ekipi i përzgjedhësit Franco Foda është i kompletuar për këtë ndeshje, përveç portierit Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve, dhe kështu imperativ i vetëm është rezultati pozitiv./Reporteri.net/