Kosova vazhdon të jetë në epërsi, tashmë kur pjesa e dytë e lojës ka nisur.
Falë golit të Fisnik Asllanit, Kosova është në epërsi pas pjesës së parë në duelin në udhëtim te Sllovenia.
Asllani shënoi në minutën e gjashtë.
Me fitore, por edhe me barazim, Kosova e siguron vendin e dytë, përkatësisht të plejofit.
Varësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër, Zvicra – Suedia, Kosova mund të luftojë edhe për kualifikim direkt në Botërorin 2026.