Pas një mbylljeje disa orëshe, kanali i “Logjikonomia” në Yotube është kthyer sërish në funksion, e bashkë me të edhe episodi i fundit “Surla, tupa e goma rezerve”, shkruan Reporteri.net.
Në episodin e tij të fundit, bëhej humor me fushatën e kryeministrit Albin Kurti dhe kandidatit të Vetëvendosjes për kreytar të Mitrovicës, Faton Peci dhe simpatizantëve në këtë komunë.
Për mbylljen e tij, mëngjesin e së hënës reagoi juristja e medias, Flutura Kusari ku shprehi shqetësimin e saj për largimin e episodit dhe mbylljen e kanalit të televizionit në YouTube, duke e cilësuar situatën ‘shumë shqetësuese’.
“Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është më në youtube. Jam tu provu me marr info çka ka ndiku në mbylljen e kanalit të televizionit në youtube. Shumë shqetësuese për besë”, shkroi Kusari.
/Reporteri.net/