Për disa orë kanali i serialit “Logjikonomia” ka qenë jashtë funksionit, për t’u rikthyer me pas bashkë me episodin e fundit “Surla, tupana e goma rezvervë”.

Reagimet qenë të shumta, se mbyllja e kanalit erdhi, për shkak humorit që ishte bërë ndaj fushatës së Albin Kurtit dhe festën që VV-ja bëri me goma rezervë pas fitores në Mitrovicë.

Për këtë ka reaguar edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka thënë se “reagimet për kinse mbylljen nga pushteti” s’janë gjë tjetër veçse potencialisht episod i radhës i këtij seriali.

Reklamë

“Reagimet nga të gjithologët për kinse mbylljen e Kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë, nuk janë asgjë tjetër veçse potencialisht episodi i radhës së vet këtij seriali”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka.

/Reporteri.net/