×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / VIDEO

    Debat i “nxehtë” ndërmjet Granit Xhakës dhe kryesuesit të tifogrupit të “Dardanëve”

    Reporteri
    18 Nëntor 2025 | 23:20

    Granit Xhaka nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve kosovarë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Kosovës.

    Kapiteni i Zvicrës u vërshëllye disa herë nga tribuna, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në “Fadil Vokrri”.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka shihet duke hyrë në një debat të nxehtë me Lulin, kreun e tifozëve “Dardanët”.

    Shkëmbimi i fjalëve mes tyre ka zgjatur disa sekonda, ndërsa situata është qetësuar më pas nga pjesëtarë të sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!