Mandatari për formimin e Qeverisë, Galuk Konjufca ka nisur prezantimin e programit dhe kabinetit të tij qeveritar.

Konjufca përmendi suksesin e Qeverisë paraprake siç tha ai në rritjen ekonomike, sundimin e rendit në veri dhe liberalizimin e vizave.

Konjufca tha se Kosova ka nevojë për një qeveri të re, që vendi të mos shkojë dy herë në zgjedhje të reja parlamentare.

Reklamë

“Për herë të parë në jetën e vet parlamentare, Kuvendi nuk arriti ta legjitimojë me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë gjashtëmujore. Viti 2025 do të mbahet mend si vit shumica e të cilit humbi në përpjekje të themelimit të institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë.

Pa një qeveri të re vendi ynë e ka të sigurt vetëm një gjë, thellimin e krizës aktuale. Synojmë ta kursejmë Kosovën nga dy parë zgjedhje, do të ishte arrogancë ta çonim vendin në dy palë zgjedhje.

Disa çështje që qeveria ime do të trajtojë menjëherë: Buxheti për 2026, miratimi i planit të rritjes së BE-së, disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, ekzekutimi i pagave të RTK-së dhe miratimi i buxhetit për tri komunat e mbetura. Unë po kërkoj nga ju diçka që ne vet e kemi pas bërë në vitin 2020. VV-ja e pat votuar buxhetin e qeverisë Hoti më 29 dhjetor 2020. Neve nuk na u pat dukur ai buxhet i personit, por i shtetit të Kosovës. Nëse nuk do ta votonim do të bëheshim përgjegjës për një krizë, ku rrezikohen pagat e të gjithë sektorit publik. Sot jam këtu për ta vendosur politikën në rrafshin e saj më të lartë, përgjegjësinë para qytetarit. Ne mund ta hapim një horizont të ri, ku askush nuk humb asgjë, por rirreshtohen mundësitë për të gjithë pa përjashtim”, tha Konjufca.