×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Blero kërkon që e enjtja të shpallet ditë zie në nderim të Shpat Kasapit

    Reporteri
    26 Nëntor 2025 | 17:13

    Pas lajmit të hidhur për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të njohur Shpati Kasapi, artisti Blero ka bërë një reagim prekës dhe plot emocione, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij të madh në muzikën shqiptare.

    Në postim, Blero thekson se Shpati ishte një prej artisteve më të shquar të fillimviteve 2000, një zë i veçantë dhe një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore shqiptare, përcjell Indeksonline.

    Ai kujton se gjenerata të tëra të rinjsh janë rritur me këngët e tij dhe janë frymëzuar nga arti i tij, duke e vlerësuar me nostalgji dhe respekt kontributin që ka dhënë ndër vite.

    Duke shprehur tronditjen e madhe që ka sjellë ndarja e tij e parakohshme, Blero shprehet se do të ishte njerëzore që dita e nesërme të shpallet ditë zie, në nderim të jetës dhe veprës së artistit.

    Sipas tij, shpallja e një dite zie do të ishte një akt respekti ndaj figurës së Shpat Kasapit, si dhe një mesazh solidariteti me familjen, kolegët dhe mijëra qytetarë që e kanë dashur dhe vlerësuar për muzikën dhe ndikimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!