Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit, Shpat Kasapi.
Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti tha se artisti i la herët, në moshë shumë të re.
“Herët Shpat, shumë herët. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq të re”, ka shkruar Ahmeti.
Kasapi vdiq mëngjesin e së mërkurës në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër.