Laura Fazliu ka mbetur pa medalje në në Grand Slamin e Abu Dabit.

Xhudistja kosovare ishte në garë për medaljen e bronztë, por në luftën finale u mposht nga brazilianja, Rafaela Silva.

Laura ishte e lirë në xhiron e parë. Në të dytën mposhti me Ippon, Yeji Kim nga Korea. Në çerekfinale humbi me Yuko nga Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.

Reklamë

Në repasazh, Fazliu fillimisht mposhti me Wazaari, Lubjana Piovesana nga Austria, derisa u mposht nga Rafa Silva.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e bronztë nga Abu Dhabi Grand Slam 2025.