Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë sezon në La Liga.
Pirati dardan është lojtari kryesor i Mallorcas këtë edicion.
Muriqi tashmë ka tetë gola të shënuar në La Ligan e këtij sezoni në 13 ndeshje, duke barazuar sulmuesin polak, Robert Lewandowskin.
Në fakt, vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola se Muriqi i Kosovës.
https://twitter.com/GoalsXtra/status/1994775114450157656?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1994775114450157656%7Ctwgr%5E8626f3a57771592063b4bde2b9edbc13aec9799f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fmuriqi-shperthen-me-dy-gola-te-mallorca
Francezi ka 13 gola të shënuar deri më tani.
Muriqi shënoi sot një dygolësh në ndeshjen ndaj Osasunës.
Fillimisht shënoi në minutën e 61-të nga pika e bardhë, teksa të dytin e gjeti në minutën e 66-të.l
Fatkeqësisht, golat e tij nuk qenë të mjaftueshëm, pasi Osasuna e barazoi rezultatin në 2-2.
Muriqi kompletoi tërë 90 minutat në fushë dhe u vlerësua me notën prej 8.1 nga “Flashscore”./express