Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në udhëtim te Shqipëria, në kuadër të parakualifikuesve për “Euro basket 2029”.

Kosova fitoi me 15 pikë dallim 84-99 (14:25, 14:19, 32:30, 24:25).

Te Kosova më i dalluari ishte Dardan Berisha me plot 35 pikë, tre topa të kthyer e gjashtë asistime, kurse te Shqipëria Juljan Hamati me 19 pikë.

Reklamë

Shqipëria regjistron humbjen e dytë në këto parakualifikuese, kurse Kosova e nis me një fitore.