Lautaro Martinez shënoi një tjetër faqe të artë në historinë e Interit, teksa në paraqitjen e tij të 250-të në Serie A arriti golin e 163-të me fanellën zikaltër, duke kaluar legjendën Sandro Mazzola (161 gola) dhe duke iu afruar Roberto Boninsegna-s, i cili numëron 171 realizime.

Me golin kundër Pizës, sulmuesi argjentinas vendosi edhe një rekord unik në Serie A, duke u bërë lojtari i vetëm që ka shënuar ndaj 29 skuadrave të ndryshme në kampionat.

Që nga sezoni 2018–2019, asnjë lojtar nuk ka shënuar të paktën një gol kundër kaq shumë kundërshtarëve të ndryshëm në këtë garë. Martinez dha një performancë të kapitenit në një kohë vendimtare për Interin, i cili kishte pësuar humbje radhazi në të gjitha garat kundër Milanit dhe Atletico Madridit.

Reklamë

Kritikat ndaj Martinez ishin ndoshta të pabaza, veçanërisht duke pasur parasysh se që nga fillimi i vitit 2025, vetëm pesë lojtarë kanë regjistruar më shumë kontribute në gola sesa kapiteni i Interit (15–12 gola, tre asiste) në Serie A.

Në krye të listës së golashënuesve më të mëdhenj të Interit qëndron legjenda Giuseppe Meazza me 284 gola, i ndjekur nga Alessandro Altobelli me 209 dhe Roberto Boninsegna me 173. Që nga transferimi i tij në Milano në vitin 2018, Lautaro është bërë jo vetëm lideri teknik i skuadrës, por edhe simboli i karakterit dhe vazhdimësisë në sukses.

Me këtë ritëm, argjentinasi pritet të kapërcejë rekordet e radhës dhe të synojë podiumin e përjetshëm të historisë zikaltër. Sulmuesi i Interit tani ka gjashtë gola në 13 ndeshje të Serie A këtë sezon, së bashku me katër gola në katër paraqitje në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.