Interi ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë pas fitores pa shumë sforco kundër Venecias me rezultatin 5-1. Pavarësisht se trajneri Kivu i la pushim shumë prej titullarëve të ekipit, skuadra nuk vuajti dhe u argëtua në “San Siro”.

Siparin e golave e hapi Diuf, i cili depërtoi mirë në zonë për të ndëshkuar portierin rival. Dy minuta më vonë ishte talenti italian Pio Esposito që lëshon një të djathtë potente nga larg dhe ngre në këmbë stadiumin “San Siro”.

Llogaritë e sfidës u mbyllën që në pjesën e parë, kur Turam shënoi edhe golin e tretë. Por zikaltrit nuk u ndalën me kaq, pasi sërish Turam gjeti rrugën e rrjetës. Boni vulosi rezultatin përfundimtar 5-1.

Reklamë

Napolit iu deshën 19 penallti për të siguruar kualifikimin kundër Kaljarit. Koha e rregullt në “Maradona” përfundoi 1-1 me golat e Lukës dhe Sebastiano Espositos. Pas ruletës së penalltive, fati iu buzëqeshi napolitanëve që kanë në ekip një portier si Milinkoviç Saviç, që është mjeshtër i 11-metërshave.

Sot në mbrëmje do të luhen dy ndeshje të tjera, Bolonja–Parma dhe Lacio–Milan.