Skuadra e Real Madridit u mposht 0:2 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Në fundin e ndeshjes, ishte një moment ku futbollistët e Real Madridit “rrethuan” gjyqtarin e ndeshjes.

Ata ishin të pakënaqur me vendimet e Qauintero Gonzales – i cili ndëshkoi me të kuq lojtarët, Garcia dhe Carreras.

Reklamë

Me këtë humbje, ekipi i Xabi Alonsos mbetet katër pikë më pak se Barcelona në pozitën e dytë.