Tyson Fury pritet të rikthehet pas një pauze të gjatë.

Boksieri 37-vjeçar do të përballet me askënd tjetër përveç Anthony Joshuas.

Kështu të paktën raporton revista ‘The Ring’, ku sipas saj Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të përballen në vitin 2026 dhe ndeshja është planifikuar si pjesë e sezonit të Riadit.

Reklamë

Herën e fundit që Tyson Fury doli në ring ishte në vitin 2024, kur pësoi dy humbje radhazi ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk: së pari me vendim të ndarë, pastaj me vendim unanim me të gjithë gjyqtarët që e vlerësuan rezultatin 116-112.

Reklamë