Pavarësisht vendosjes së taksës 100 % ndaj Serbisë, produktet e këtij shteti vazhdojnë të jenë shumë të pranishme në Kosovë, transmeton Reporteri.net.
Jo veç qytetarët e rëndomtë po vazhdojnë t’i konsumojnë ato, por atop o përdoren edhe në institucioni ligjvënës.
Është deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, që ka bërë të ditur se në Kuvendin e Kosovës konsumohen produkte të Serbisë.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një fotografi të një pijeje ku shkruan se është e prodhuar në Beograd.
“Edhe me taksen 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, ne Kuvendin e Kosoves shijohet ky leng i prodhuar në Batajnićka drum ne Beograd”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar kishte marrë vendim që për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës të vendos taksë prej 100 për qind. /Reporeteri.net/.
