×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Podujevë

    “Na u dasht me e kthy në shpi”, qytetari ankohet se nëna e tij që nuk di shkrim-lexim dhe ka probleme me shikim nuk u lejua të votonte

    Reporteri
    28 Dhjetor 2025 | 12:23

    Një qytetar nga Podujeva është ankuar se nëna e tij 80 vjeçare nuk ka mundur ta shfrytëzojë të drejtën e votës.

    Ai ka raportuar në adresë të gazetës online Reporteri.net se rasti ka ndodhur në shkollën “Pavarësia” në Sibovc të Podujevës. Ky qytetar tha se nëna e ti ka probleme me shkrim-lexim dhe po ashtu edhe me shikim, dhe nuk iu lejua asistenca për të votuar.

    “Mu dashtë me e kthy nanën në shpi pa votu. Rasti ka ndodhë në Sibovc, shkolla “Pavarësia”, Podujevë. Nuk na i lejuan me asistu. Nana ka probleme edhe me shkrim-lexim edhe me shikim dhe nuk na lejuan. Na thanë zyrtarët nuk guxojmë me ju leju se është vepër penale, kështu është marrë vendim nga KQZ-ja”.

    Ky qytetar tha për Reporteri.net se në zgjedhjet e kaluara nëna e tij ka shfrytëzuar të drejtën e votimit me asistencë.

    Gjatë ditës së sotme, teksa ka votuar, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi pasi pasi hodhi votën e tij, foli për procedurën e votimit për personat që nuk dinë shkrim e lexim.

    “Për personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk ka rregulla, ligji këtë kategori në 2023 e ka larguar si kategori për të votuar me asistencë. Sa i përket KQZ-së kemi një procedurë standarde edhe për këta persona, këtyre nuk iu mohohet e drejta e votimit, por këtyre personave asistimi nuk mund të bëhet prapa kutisë së votimit, asistimi i tyre bëhet vetëm deri tek kutia e votimit. Por mund të komunikojnë me këdo për të votuar, por votën duhet ta vendosin vetë”, ka thënë ai.

    Për çdo parregullsi apo shkelje eventuale që mund të hasni gjatë procesit zgjedhor të 28 Dhjetorit, mund ta raportoni në platformën “Raporto”, e cila funksionon në kuadër të gazetës online Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!