Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, përmes një konference për media, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Stavileci ka thënë se se çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetar mund ta bëjë dallimin.
“Sot, bazuar në të dhënat dhe sinjalet që po vijnë nga terreni, e ripërsërisim këtë mesazh: kjo votë po shkon drejt të qenët historike për Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo na nderon, por mbi të gjitha na obligon përpara qytetarëve. Ky është një mesazh i qartë i qytetarëve për më shumë stabilitet, më shumë zhvillim dhe një jetë më të mirë për secilin”, ka deklaruar Stavileci.