Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 87.52 përqind e votave.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ketë mbi 50%, shkruan Reporteri.net.
PDK renditet e dyta me 20.76%, LDK e treta me 14.04%, derisa AAK ka 5.99%.

Nga 1,999,204 qytetarë me të drejtë vote, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë gjithsej 890,859 votues, sipas mbi 98% të të dhënave në vendvotime, të procesuara nga KQZ-ja.
Zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme, janë votimet e dyta parlamentare brenda vitit 2025 në Kosovë, pas atyre të rregullta të 9 shkurtit që nuk sollën qeveri të re në vend. /Reporteri.net