Si shkak i reshjeve të shiut të vazhdueshme gjendje e rënduar e vërshimeve është në disa komuna të Kosovës.

Vërshime raportohet në ketë në rajonin e Dukagjinit por edhe në zonat e tjera.

Në Malishevë, shira të pandërprerë gjatë 24 orëve të fundit kanë përmbytur disa zona të qytetit.

Reklamë

Kurse në fshatin Ratkoc të Rahovecit shumë familje veçse kanë pësuar dëme të mëdha, si shkak i ujërave të mbledhura në oborre e në shtëpi.

Pamjet nga ky fshat tregojnë se situata vazhdon të jetë tejet kritike.

Në Skenderaj, kryetari i Komunës, Sami Lushtaku ka shkruar se reshjet e natës së mbrëmshme të cilat po vazhdojnë edhe sot kanë sjellë vërshime në disa zona, duke shkaktuar vështirësi për një numër familjesh.

Reklamë

“Ekipet emergjente të zjarrfikësve që nga mesnata janë të angazhuara në terren dhe po përcjellin situatën me kujdes të shtuar. Në bashkëpunim me të gjitha ekipet e emergjencave në kuadër të komunës, do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve për tu përballur së bashku me këtë situate”, ka shkruar ai në Facebook.

Reshjet e shiut është paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe në orët në vijim. Më të theksuara parashihet të jenë në perëndim të vendit. /Reporteri.net/