×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep detaje për vërshimet, evakuohet një familje në Mitrovicë

    Reporteri
    10 Janar 2026 | 13:48

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar raportin e përditësuar të situatës së vërshimeve në nivel vendi për periudhën 9–10 janar 2026, duke bërë të ditur se gjendja paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.

    AME ka dhënë një pasqyrë sipas rajoneve, ku ka njoftuar se një familje është evakuar në Mitrovicë, dhe dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji në Malishevë, ndërsa vërshime ka edhe në Prishtinë, Lipjan, Shtime e Graçanicë

    Postimi i plotë:

    RAPORT I PËRDITËSUAR I SITUATËS – VËRSHIME

    Në nivel vendi

    Institucioni: Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME, MPB)

    Periudha e raportimit: 09.01.2026 – 10.01.2026

    Ora: 22:00 – 08:00

    Data e përditësimit: 10.01.2026 | 08:00

    1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

    Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.

    Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj.

    Nuk raportohet për humbje jete.

    2. GJENDJA SIPAS RAJONEVE

    2.1 Rajoni i Prishtinës

    – Prishtinë: vërshime në rrugën “Rifat Berisha” (Kodra e Diellit) dhe në fshatin Hajvali – rruga “Brigada 153”.

    – Lipjan: vërshime në fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”.

    – Shtime: vërshime në rrugën Shtime–Reçak.

    – Graçanicë: vërshime në Motel “Villa Hilton” dhe rrugën te Prishtina Mall.

    – Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, – Podujevë: situata e qetë, pa raste për ndërhyrje.

    Të gjitha intervenimet janë realizuar nga NJPZSH, DSHPE dhe kompani të kontraktuara nga Komunat.

    2.2 Rajoni i Prizrenit

    – Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: pa thirrje dhe pa intervenime; rrugët të kalueshme.

    – Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji.

    – Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar).

    2.3 Rajoni i Mitrovicës

    – Mitrovicë: në kompleksin “Amina” është evakuuar një familje nga NJPZSH;

    -aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja.

    – Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje.

    – KEK – Termocentrali Kosova A: në orën 07:05 është kërkuar intervenim urgjent për pompë thithëse me kapacitet të madh; kërkesa është adresuar dhe NJPZSH ka intervenuar.

    2.4 Rajoni i Pejës

    – Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situata stabile, pa kërkesa për intervenim.

    Trafiku:

    Pejë–Rugovë: segmente me ujë në rrugë – kërkohet kujdes i shtuar.

    Pejë–Kullë: e kalueshme, me kujdes.

    2.5 Rajoni i Gjakovës

    Situata e qetë dhe stabile.

    Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie.

    Raportohet një bllokim rruge nga shembja e dheut.

    2.6 Rajoni i Gjilanit

    – Gjilan: vërshim në rrugën e Kufcës.

    – Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): pa vërshime, situata e qetë.

    3. KËRKESA DHE NDËRHYRJE SPECIFIKE

    Kërkesë urgjente nga KEK për pompë thithëse me kapacitet të madh në Kosovën A – e adresuar dhe e realizuar nga kapaciteti i Agjencise MenaxhimitEmergjent.

    Nuk janë pranuar kërkesa shtesë për ndihmë apo koordinim nga komunat gjatë intervalit 22:00–08:00.

    4. VLERËSIMI I SITUATËS

    Situata paraqitet stabile dhe e menaxhueshme.

    Rreziku kryesor aktual lidhet me:

    reshjet e borës,

    ngricat në rrugë,

    vështirësitë në qarkullim.

    Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës.

    5. GATISHMËRIA INSTITUCIONALE

    Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë mbesin në gatishmëri të plotë 24/7, për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!