×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kryeqyteti

    Dëmet nga vërshimet, Përparim Rama jep detaje: Kemi realizuar mbi 30 intervenime

    Reporteri
    10 Janar 2026 | 21:21

    Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka dhënë detaje lidhur me intervenimet që janë realizuar sot në kryeqytet pas reshjeve të shiut e borës dhe vërshimeve të shkaktuara.

    Rama ka bërë të ditur se kanë realizuar mbi 30 intervenime në Prishtinë dhe ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar për menaxhimin e situatës në kryeqytet.

    Postimi i plotë i Ramës:

    Falënderim dhe Mirënjohje

    Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit.

    Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

    Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit.

    Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Lulzim Fushtica, për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës.

    Bashkë për qytetarët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!