×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Video

    Vërshohet nga uji lagjia e njohur në Fushë Kosovë, banorët: Kemi mbetur të bllokuar

    Reporteri
    10 Janar 2026 | 22:08

    Reshjet e shiut  kanë vërshuar lagjen “Britania Homes” në Fushë Kosovë.

    Disa banorë të lagjes që kanë dërguar pamje në adresë të gazetës online Reporteri.net kanë thënë se kanë mbetur të bllokuar që nga mbrëmë.

    Qarkullimi sipas tyre është pamundësuar edhe për ata me vetura, dhe disa prej tyre edhe kanë pësuar defekte si pasojë e ujit.

    Uji ka depërtuar po ashtu edhe nëpër podrume.

    Fushë Kosova ka qenë një nga komunat e shumta të prekura nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin ditët e fundit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

    Për pasojë janë shënuar dëme të konsiderueshme e shumë rrugë vazhdojnë të mbesin të bllokuara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!