×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / KQZ

    Shkon rreth 5 mijë numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin Fetah Paçarizi, gati 3 mijë për Nait Hasanin

    Reporteri
    18 Janar 2026 | 11:51

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi del të jetë me 4,977 vota më pak gjatë këtij procesi.

    Pas tij është Nait Hasani të cilit deri tani i janë hequr 2,774 vota. Kujtim Gashi në anën tjetër është me 1,977 vota më pak.

    Nga ndryshimet e bëra përgjatë rinumërimit, Uran Ismaili është kandidati nga radhët e kësaj partie që rezulton se është dëmtuar më shumë nga të gjithë. Atij tani i janë shtuar 583 vota. Pas. tij është Arian Tahiri i cili ka tani 521 vota më shumë. 388 vota i janë shtuar kandidates, Vlora Çitaku.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje, atij që iu zbuluan vota të vjedhura gjatë procesit të rinumërimit, është kandidati për deputet, Arbër Rexhaj. Atij i janë hequr deri tani 534 vota.

    Pas tij është Rea Krasniqi me -420 vota. Ndërsa me 401 vota më pak është Valon Ramdani. Në këtë parti, është Hajrulla Çeko atij të cilit i janë shtuar votat, 106. Alban Bajramit 93 dhe Driton Hysenit 76.

    Në LDK, kandidatit Xhavit Uka deri tani i janë hequr 1,274 vota. Driton Selmanajt 876, dhe 460 i janë hequr kandidatit, Anton Quni. Visar Azemit 353 vota.

    Nga kjo parti, Paris Gurit i janë shtuar 171 vota. Pas tij, Gëzim Hazrolli tani ka 121 vota më shumë dhe Festim Kabashi 100.

    Kryesisht të gjitha këto dallime janë vënë re në Komunën e Prizrenit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!