×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Dallaveret me vota

    Ibrahimi: Aksioni i sotëm një nga operacionet më të mëdha të Policisë

    Reporteri
    23 Janar 2026 | 16:40

    Zëvendësdrejtori i Krimeve Ekonomike në nivel vendi, Luan Ibrahimi, në konferencën për media lidhur me aksionin për manipulim të votave në Prizren, i cili rezultoi me 109 të arrestuar, tha se ky ishte ndër operacionet më të mëdha që ka realizuar Policia e Kosovës.

    Megjithatë, sipas tij, ky aksion erdhi edhe me vështirësitë e veta, por siç tha ai, Policia ia ka dalë me sukses.

    “Ne si Drejtori e Krimeve Ekonomike jemi angazhuar të marrim informacione për keqpërdorime, gjithashtu edhe me t’u pajisur me autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, edhe përkundër vështirësive që kanë ndodhur për shkak se ky ka qenë një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia e Kosovës, ne jemi përgatitur, jemi mobilizuar”, tha Ibrahimi.

    Ai shtoi se priten edhe arrestime të të dyshuarve të tjerë për manipulim të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!