×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri italian i jep leksion BE’së, për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 16:15

    Kryeministri italian Giuseppe Conte është shprehur i dëshpruar me vendimin e disa prej vendeve anëtare të BE’së, për të mos hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


    Ai u ka kujtuar atyre se si po i përsërisin gabimet historike që Europa i ka bërë ndaj vendeve të Ballkanit në të kaluarën.

    “Kanë një jetë që duan të futen në Europë”… Dëshpërimi i Kryeministrit italian, Conte, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    “U thashë kolegëve që ky është një takim me historinë. Në vitin 1400 ato territore dhe komunitete bien nën Perandorinë Osmane. Të nesërmen e mbarimit të Luftës II Botërore, bien nën perandorinë komuniste. Kanë një jetë që duan të futen në Europë. Dita e djeshme do të kujtohet për një gabim historik dhe për këtë më vjen keq shumë.

    U përpoqa që të bindja të gjithë që kjo aspiratë, për më tepër nga komunitete me shumicë myslimane, që kanë një formim kulturor europian, duan të lidhen me ne, kjo është një forcë e madhe.

    I jam shumë pranë komunitetit shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut… Italia do t’u qëndrojë pranë, do t’i mbrojë gjithmonë dhe do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!