Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas suksesit të Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit.
Ai ka thënë se Kosova është krenare me ta.
“E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi i dha sërish ngjyra flamurit të Kosovës në Grand Slamin e Xhudos në Paris.
Me një rrugëtim të fortë dhe përballje me xhudistet më të mira të botës në kategorinë e saj, Distria triumfoi me plot meritë dhe u stolis me medaljen e artë. Kosova është krenare me ju! ? ???”, ka shkruar Haradinaj.