Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryeparlamentare dhe inaugurimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka theksuar se Shqipëria vijon t’i qëndrojë afër Kosovës dhe institucioneve demokratike
“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!” ka shkruar Begaj në Facebook.