Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e pranon rolin e saj në opozitë, por se nuk dorëzohet.

Ai ka shtuar se partia po ashtu është e gatshme për bashkëpunim institucional në Kuvend për tema më madhore.

“Uroj që kjo detyrë të ushtrohet me pjekuri, durim dhe vetëdije për rolin që ka Kuvendi në jetën demokratike të Kosovës. LDK shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional në Parlament për tema që tejkalojnë aritmetikën parlamentare sepse besojmë se stabiliteti i shtetit ndërtohet me maturi, respekt për opozitën dhe vetëdije se demokracia nuk është vetëm çështje numrash por çështje e kulturës politike”, ka thënë ai para deputetëve.

Reklamë

Abdixhiku po ashtu tha se LDK beson se e drejta nuk humb vlera kur mebetet pak.

Ai tha se Qeveria Kurti e ka përvojën e zymtë me fjalë shumë e pak punë.

I pari i LDK-së tha se fati i Kosovës kërkon qëndrime të pakomromis me kapjen e shtetit, me zëvendësimin e profesioanlizmit me bindje partiale.

Ai tha se LDK ështp e pakmpromis me ruajtjen e rendit kushtetues dhe ruajtjen e orientimit strategjik.

“Shkeljet e Kushtetutës janë shkelje të gjithçkaje.”, tha ai

Reklamë