×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Hagë

    Dixon: ZPS s’ka prova që Veseli drejtoi SHIK-un gjatë luftës

    Reporteri
    12 Shkurt 2026 | 12:53

    Rodney Dixon, avokati i Kadri Veseli është duke vazhduar me fjalën përfundimtare para trupit gjykues në Hagë.

    Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për funksionimin e Shërbimit Informativ të Kosovës në kohën e luftës dhe drejtimin e tij nga Veseli.

    “Asnjë provë nuk na ka sjell ZPS se SHIK ka qenë funksional në atë kohë. Vetëm pas luftës u krijua struktura e Shërbimit Informativ, vetëm në atë kohë ishtë në gjendje të drejtonte atë”.

    Ai theksoi se provat tregojnë se gjatë luftës ishte e pamundur të krijohej një strukturë e tillë.

    “Kur Veseli flet për zhvillimin e Shërbimit Informativ i Kosovës (SHIK) pas luftës, ajo s’ka të bëjë fare me atë që mund të ketë ndodhur gjatë luftës. Nëse pas luftës po konsiderohej marrja e ndonjë informacioni, kjo nuk do të thotë se diçka e tillë ka ndodhur edhe gjatë luftës.”, deklaroi Dixon.

    Dixon-Prokurorisë: “S’mund të injoroni atë që ka bërë Serbia, sikur Serbia të ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!