Ernest Muçi është i pandalshëm me Trabzonsporin. Sot ka shënuar një tjetër gol fantastik, ndërsa përballë kishte gjigantët e Fenerbahçes që pretendojnë titullin.
Ishte minuta e gjashtë e takimit, kur futbollisti i Kombëtares shqiptare mori topin në mesfushën e Fenerbahçes dhe shënoi.
Muçi është kthyer në fenomen te Trabzonspori. I huazuar nga Beshiktashi dhe në më pak se tre muaj numëron tashmë 13 gola dhe pesë asistime si askush tjetër.
Ernest Muçi finds the back of the net! Trabzonspor takes the lead!#Football #Goal #Soccerhttps://t.co/ZosWT94UrT
— goalpostFC (@GoalpostFC) February 14, 2026