Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka në një intervistë së fundmi ka folur edhe për jetën jashtë futbollit.

Ai ka deklaruar se kur është vetëm në shtëpi s’mund të fle në dhomën e gjumit.

“E urrej të jem vetëm. Nuk më pëlqen të jem vetëm, ndoshta edeh për shkak të karrierës sime në futboll. Kam kaluar edhe disa periudha të errëta. Kështu që jam tip që, nëse familja ime nuk është pranë, kam nevojë të kem njerëz përreth. Shembull, nëse gruaja ose fëmijët e mi nuk janë në shtëpi, unë nuk fle në dhomën e gjumit”.

Reklamë

Xhaka theksoi se është shumë i lumtur kur ka përreth njerëz.

“Nuk mundem, sepse ndihem sikur jam vetëm. Flej në dhomën e ndenjës. Ndihem shumë keq. Jam shumë i lumtur përreth njerëzve, sepse mendoj se nuk do të isha i njëjti person nëse nuk do të isha mes njerëzve”, tha Xhaka në një intervistë për BBC.

/Reporteri.net/