×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / "Drejtësi, jo politikë"

    Marshi për ish-krerët e UÇK’së, “Liria Ka Emër”: Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë

    Reporteri
    17 Shkurt 2026 | 20:03

    Platforma “Liria Ka Emër” ka dalë me shifra për marshin e sotëm “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se kanë marrë pjesë mbi 130 mijë qytetarë, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se ky është marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

    “Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtinës ishin të stërmbushura me qytetarë nga të gjitha komunat e vendit, nga rajoni, diaspora dhe përtej oqeanit. Prania masive, organizimi qytetar dhe mesazhi i qartë e shndërruan këtë marsh në një moment historik të solidaritetit dhe qëndresës qytetare”, thuhet në njoftim.

    “Ky marsh dëshmoi qartë: kur populli flet, ai flet me dinjitet, me përgjegjësi dhe me zë të fuqishëm. Drejtësi, jo politikë”, përfundon njoftimi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!