“Ne nuk duhet vetëm të rindërtojmë shtëpitë, shkollat, spitalet dhe rrugët tona, por duhet të rindërtojmë edhe njerëzit, emocionin, shpresën dhe besimin. Dhe kjo është ajo që përfaqëson futbolli, sporti im”, u shpreh presidenti i FIFA, Gianni Infantino.

Pas fjalës së tij, u bë e ditur se FIFA do të angazhojë 2.5 milionë dollarë për këtë nismë, investim që synon krijimin e një ekosistemi të plotë futbolli për të mbështetur komunitetet dhe brezat e ardhshëm.

Infantino njoftoi gjithashtu një partneritet të ri mes FIFA-s dhe Bordit të Paqes, i cili ka premtuar ndërtimin e fushave dhe arenave të futbollit në Gaza, si pjesë e iniciativës për rindërtimin e rajonit.

Reklamë

Presidenti i FIFA-s gëzon një marrëdhënie të afërt me presidentin amerikan Donald Trump. Në dhjetor, ai i dorëzoi Trumpit një çmim të posaçëm të FIFA-s për paqe në Washington. Ndërkohë, turneu më i madh ndërkombëtar i organizatës, Kupa e Botës, do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara më vonë gjatë këtij viti.