Arsenali ka fituar 4-1 si mysafir ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, në kuadër të javës së 27-të të Ligës Premier.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 32-të, përmes golit të shënuar nga Eze.

Tottenhami reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 34-të me anë të Randal Kolo Muani, që përfitoi nga një hapësirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Reklamë

Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” shënuan edhe dy gola për tre pikë të reja.

Në minutën e 47-të, Viktor Gyökeres shënoi për 1-2.

Në minutën e 61-të, Eze shënoi edhe një herë për rezultatin final 1-3, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Arsenali renditet i pari me pesë pikë më shumë se City që renditet i dyti me një ndeshje më pak të zhvilluar.