Në orët e para të mëngjesit të sotëm pronari i një pike të këmbimit valuator ra pre e dhunës dhe e grabitjes.
Mësohet se 50- vjeçari ishte duke transportuar një sasi lekësh drejt bankës me motorin e tij kur është goditur me mjete të forta nga dy persona.
Policia njofton se ka arrestuar njërin nga agresorët.
“Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qenë duke lëvizur me motor ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.
Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij”, njofton policia.