Pas sulmeve të Izraelit dhe ShBA’së, Irani ka thënë se armiqtë ne tij nuk do të jenë të sigurtë as në shtëpitë e tyre.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) thanë se vrasja e liderit suprem dhe zyrtarëve të lartë “nuk e kanë tronditur Iranin, por përkundrazi e kanë bërë më të fortë”, raporton CNN, duke iu referuar medias shtetërore iraniane, përcjell Reporteri.net.
IRGC tha se Irani do të vazhdojë të luftojë “deri sa armiku të mundet.”
“Armiku duhet të dijë se ditët e lumtura kanë mbaruar dhe se nuk do të jenë më të sigurt askund në botë, as në shtëpitë e tyre” tha grupi.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të kryejnë operacione “në shkallë të gjerë” në Iran./Reporteri.net