Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se për dekretin me të cilin shpërndau Kuvendit është konsultuar me dhjetëra juristë.
Ajo tha se të gjithë i kanë dhënë të drejtë.
“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kan pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani.
E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavaruar në rastin e saj, ajo tha “do të duhej të ishte e lirë”, dhe shpreson që askush “ të mos tentojë presion ndaj gjykatës”, u shpreh ajo.
Ajo tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.
Duke folur për këtë dekret, ajo tha se “nuk është pejgamber të mos bëj gabime”.
“Unë nuk jam Pejgamber që të mos bëj asnjëherë në jetë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, tha Osmani.
“Edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën. Përderisa unë jam e bindur vetëm duke u bazuar në interesin publik e kam marrë këtë vendim”, shtoi ajo për dekretin e nxjerrë nga ajo.