Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka treguar një nivel të lartë përkushtimi ndaj Juventusit, edhe pse trajneri Luciano Spalletti i kishte dhënë një ditë pushimi.

Zhegrova vendosi të paraqitej në qendrën stërvitore “Continassa” dhe të zhvillojë një seancë individuale stërvitjeje me trajnerët e fitnesit të klubit.

Ky veprim i tij tregon disiplinë dhe dëshirë për të përmirësuar formën fizike, duke dërguar një mesazh pozitiv për bashkëlojtarët dhe tifozët.

Reklamë

Edon Zhegrova po punon intensivisht për t’u bërë më i gatshëm dhe për të kontribuar më shumë te skuadra e Spallettit në ndeshjet e ardhshme.