Xhani Infantino është i bindur se Botërori i këtij edicioni do të jetë më spektakolar në historinë e futbollit. Pas shumë pikëpyetjeve të ngritura nga mediat për shkak të situatës gjeo-politike, presidenti i FIFA-s i ka garantuar të gjithë për eventin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
“Ky Botëror do të jetë fantastik. Në 4 javët e para kemi pasur 500 milionë kërkesa për bileta. Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Kurrë nuk është parë në historinë e futbollit. Për 77 ndeshje ka pasur interes mbi 1 milion bileta. Të gjithë stadiumet do të jenë plot”.
Kreu i FIFA-s ka një skuadër që e konsideron favorite për të triumfuar në Botëror.
“Spanja është një nga favoritet, por jo e vetmja. E dimë forcën që ka. Por unë kam besim se të gjithë do të bëjnë një Botëror të bukur. Është i pari që organizohet në 3 shtete, në 16 qytete dhe ka 104 ndeshje. Do të jetë spektakël”.