×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Postimi i tij

    Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt dhe automjete

    Reporteri
    14 Mars 2026 | 10:21

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori Rudolph theksoi rëndësinë e marrëveshjes për mënyrën e zbatimit të këtyre ligjeve dhe sigurimin e dokumenteve për qytetarët.

    “Mirë që u arrit pajtimi për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë çështje të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!