India dhe Pakistani kanë vendosur të nënshkruajnë një marrëveshje për pelegrinët indianë që vizitojnë një faltore Sikh në Pakistan. Ky është bashkëpunim i rrallë mes fqinjëve të armatosur bërthamorë në kohën kur ka edhe shkëmbime zjarri në zonat kufitare.
Pakti do të lejojë hyrjen pa viza nga India në qytetin pakistanez Kartarpur ku gjendet tempulli Sikh.
Pakica Sikh në Indi ka kërkuar prej kohësh qasje më të lehtë në tempullin në Kartarpur, i cili është matanë kufirit të Pakistanit që është me shumicë myslimane, transmeton Reuters, përcjell Reporteri.net.
Të dy vendet pretendojnë plotësisht rajonin e Himalayas, por e sundojnë atë pjesërisht.
Mosmarrëveshja mbi Kashmirin daton që nga pavarësia në 1947 dhe ndezi dy nga tre luftërat e tyre.
Ende ka mosmarrëveshje për një tarifë prej 20 dollarë që Pakistani dëshiron të ngarkojë çdo vizitor.
India në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar Pakistanit nuk duhet të vijë një tarifë e tillë, tha ministria e jashtme e Indisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.